Skuadra amerikane, Colorado Rapids, ku aktivizohet Shkëlzen Gashi, ka bërë një postim në rrjetet sociale për t’i falënderuar tifozët shqiptarë të këtij klubi, shkruan albinfo.ch.
Që kur u transferua mesfushori shqiptar në MLS, padyshim se dashamirët shqiptarë të futbollit kanë nisur të interesohen më shumë për ecurinë e kësaj skuadre.
“Faleminderit për të gjithë tifozët e rinj që kemi bërë në Shqipëri këtë sezon”, shkruan në anglisht, ndërsa pastaj shkruan në shqip: “Faleminderit”.
Shkëlzen Gashi ka qenë futbollisti kryesor i kësaj skuadre, që arrin në finale të Konferencës së tyre, derisa Gashi shënoi po ashtu edhe shumë gola të bukur.