Me dërgesën më të re të artikujve ushqimorë për stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë është dërguar edhe një paketë me çokolata zvicerane, , shkruan agjencia zvicerane e lajmeve sda.
Por deri në mbërritjen e çokolatave kualitative në bordin e raketës SpaceX është dashur të kalohen pengesa të shumta, transmeton albinfo.ch
Dërgesa e sponsoruar nga Sekretariati Shtetëror për Arsim, Hulumtime dhe Inovacion është përgatitur në Swiss Space Center të Universitetit Teknik të Lozanës EPFL, bëhet e ditur sot nga universiteti në fjalë.
“Synimi ishte që t`i mbështesim astronautët në një mënyrë simbolike”, ka theskuar drejtori i SSC-së, Volker Gass.