Koha kur Shqipëria verore dilte tek-tuk në ndonjë media të huaj, si vend i mbushur me plehra i përket të kaluarës, tanimë kemi hyrë në një rrugë të re, ka shkruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.
“Na duhet shumë punë akoma në këtë rrugë, por e dimë ku duam të shkojmë, si shkohet aty ku duam dhe se sa të mëdha i kemi dëshirën, energjinë e durimin për t’ia dale”
Ai ka shpërndar artikullin e CNN ku pasqyrohen vendet turistke verore të Shqipërisë me theks të veçantë për Ksamilin, Himarën, Dhërmiun, shkruan albinfo.ch.