Matematicienti Alessio Figalli kishte mundësi ta marrë sot medaljen në kongresin ndërkombëtar të matematikës në Rio de Janeiro. Interesant se ky çmim, i njohur ndryshe si “NOBEL”-i i matematikës, jepet çdo katër vjet për matematicientët e ri ndër 40 vjet.
Përndryshe Figalli ka studiuar “transportin optimal” – ose, si në mënyrë më eficiente të transportohen gjërat nga A drejt B. Kjo teori është përdorur nga ai, për të zgjidhur pyetje të papërgjigjura në shumë fusha të tjera.
Ai ka përllogaritur sesi lëvizin retë dhe si ndryshohet forma e tyre. Për zgjidhjen e këtij problemi kompleks matematikor, 34 vjeçari italian dhe profesor në universitetin më të mirë zviceran ETH, është shpërblyer me medaljen Fields: më të lartën në matematikës.
Studimi i ardhshëm i Figallit është se çfarë ndodh, kur vezën e gjuajmë dhe e rrahim në ujë.