Rritja e çmimeve të energjisë do të ketë pasoja të rëndësishme për disa produkte të konsumit, si frutat dhe perimet zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Arsyeja është se ruajtja e këtij ushqimi në frigoriferë masivë në mënyrë që të jetë i disponueshëm në çdo kohë të vitit kërkon shumë energji elektrike.
Distributorët tashmë po negociojnë me Migros dhe Coop për të rritur çmimin e këtyre ushqimeve me 3 deri në 4 cent për kilogram në të ardhmen e afërt.