Sipas mediave amerikane, thuhet se çmimi i një lotarie në Michigan ka arritur vlerën prej 1 miliard dollarësh, që e ka bërë atë çmimin e tretë më të lartë të lotarisë në historinë e SHBA-së, përcjell albinfo.ch.
Thehet se numrat fitues të tërhequr të premten janë 4, 26, 42, 50, 60 dhe një top-mega me numrin 24.
Çmimi “Mega Millions” është rritur që nga 15 shtatori, pas fituesit të një bilete, e shitur në Wisconsin.
Vetëm dy çmime të tjera lotarie në SHBA kanë qenë më të larta se kjo, shkruan AP.
Çmimet e lotarisë u referohen shumave nëse një fitues zgjedh të marrë pagesë në formë pensioni, në 30 pagesa. Shumica e fituesve zgjedhin që paratë t’i marrin në dorë, që për lotarinë “Mega Millions” është 739.6 milionë.
Loja luhet në 45 shtete.