Sipas indexit të çmimeve, pritet të bien pak sipas ekspertëve, të cilët thonë se nuk do të ketë mungesë energjie në Zvicër këtë dimër apo dimrin e ardhshëm, përcjell albinfo.ch.
Referuar statistikave, zyrtarët e SECO presin rritje +0.7% të PBB-së (2.1% në 2022), inflacioni ulet nga 2.3 në 2.2%.
Po ashtu, ekonomistët federalë parashikojnë një ngadalësim të rritjes ekonomike në Zvicër në vitin 2023.
Sipas një deklarate nga Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO), të publikuar të martën, norma e rritjes vitin e ardhshëm do të jetë 0,7%, pas 2,1% në 2022. Deri tani, ekspertët kishin vlerësuar një rritje prej 0.8% për vitin 2023.
