Të shtunën në Lozanë është hapur akuariumi më i madh i ujërave të ëmbla në Evropë, shkruan ‘The Local’.
Biletat për të hyrë në këtë akuarium janë 29 franga për të rritur, 19 franga për fëmijë dhe falas për fëmijët e moshës nën pesë vjeç, përcjell albinfo.ch.
Më shumë se 6500 vetë kanë nxituar të vizitojnë ‘Aquatis’, qysh në fundjavën e parë.
“Shifrat e frekuentimit kanë shkuar përtej parashikimeve tona. Ne jemi shumë të lumtur”, ka thënë drejtoresha Angélique Vallée-Sygut për agjencinë e lajmeve “ATS”.
Akuariumi është i shpërndarë mbi 3.500m2 dhe dy kate, ku kati i parë është i dedikuar për Evropën, kurse në katin e sipërm për kontinentet tjera.
Në këtë akuarium janë rreth 10 mijë peshq dhe rreth 100 zvarranikë. Këtë akuarium pritet që ta vizitojnë rreth 450 mijë njerëz në vit.