Energjia, ushqimi dhe banesa janë ndër segmentet që përjetojnë rritje të çmimeve, edhe pse, me një rritje të përgjithshme të çmimeve prej “vetëm” 2.4 për qind, inflacioni mbetet më i moderuar në Zvicër sesa në vendet e tjera evropiane, ku luhatet midis 5 dhe 10 për qind, shkruan albinfo.ch.
Megjithatë, për Federatën e Konsumatorëve të Rajonit Zvicerane-Francez (FRC), “ky është vetëm fillimi”.
Shkaku kryesor i inflacionit në Zvicër është rritja e kostos së energjisë. Benzina, për shembull, është rritur me 25 për qind që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Çmimet e ushqimeve gjithashtu pritet të rriten në të ardhmen e afërt, thonë ekspertët. /Albinfo.ch