Instituti statistikor i Holandës (CBS) njoftoi se çmimet e ushqimeve janë rritur me 11% në qershor, shkalla më e lartë e çmimeve të ushqimeve që nga viti 1976.
CBS publikoi të dhënat më të fundit për muajin qershor.
Sipas të dhënave, çmimet e ushqimeve, të cilat në qershor u rritën me 11% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2021, arritën nivelin më të lartë në 50 vjetët e fundit.
Në një njoftim për shtyp thuhet se rritja më e madhe është shënuar në produktin e mishit, me 16% dhe produktet e qumështit me 14%.
Gjithashtu, theksohet se prodhuesit e ushqimeve kanë rritur çmimet me gjithsej 23% që nga viti i kaluar.
Çmimet e ushqimeve në Holandë janë rritur ndjeshëm që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë.