Zyra Federale e Statistikave ka publikuar gjithashtu të dhëna që tregojnë se indeksi i çmimeve të pronës banesore zvicerane (IMPI) u rrit me 2.2 përqind në tremujorin e dytë të vitit 2021 (prill deri në qershor), transmeton albinfo.ch.
Gjatë kësaj periudhe, çmimet e shtëpive me një familje u rritën me 2.6 përqind dhe ato të apartamenteve me 1.8 përqind. Të dy segmentet e tregut treguan çmime më të larta në të gjitha zonat e banuara në të gjithë Zvicrën. /Albinfo.ch