Në raport theksohet se rritja e çmimeve të prodhimit është ndikuar në masën më të madhe nga rritja e çmimeve të energjisë.
Të dhënat e Eurostatit treguan se çmimet e energjisë në muajin janar u rritën me 3.2 për qind në normë mujore dhe me 12.5 për qind në normë vjetore.
Eurostat raportoi se çmimet e fabrikave në 17 anëtarët e eurozonës u rritën me 1.5 për qind në normë mujore dhe në normë vjetore u rritën me 6.1 për qind. niveli i dytë më i lartë i çmimeve të produkteve përfundimtare të fabrikave është regjistruar në shtatorin e vitit 2008 përpara shpërthimit të krizës kreditore në SHBA.
Ndërkohë norma e rritjes është thënë të mos jetë e analistëve të tregut që parashikuan rritje me vetëm 1 për qind.
Rritja e çmimeve të prodhimit pritet të reflektohet në raportin mbi çmimet konsumatore që konsiderohen si thelbi i inflacionit