Ylli i Hollywood-it, George Clooney, në një intervistë për The Sunday Times, ka njoftuar se aktrimi nuk është më prioritet i tij, transmeton albinfo.ch.
Prej më se 20 vitesh ai ka qenë pjesë e shumë filmave që kanë tërhequr shuikues të shumtë në gjithë botën.
“Kam aktruar për një kohë të gjatë dhe tash nuk po shoh skenarë të mirë. Pastaj, ju e dini, për moshën time nuk ka më role në të cilat, në fund ka puthje me vajzën në rolin kryesor. Kam shitur një kompani tekila për 1 miliard dollarë. Nuk kam nevojë për para”, deklaroi aktori.