Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, i ka reaguar Federatës Spanjolle të Futbollit.
Kjo e fundit ka hezituar t’i referohet Kosovës si shtet, apo vetëm si “Kosova”.
Federata spanjolle i është referuar Kosovës si “territori i Kosovës” dhe kjo ka bërë që Vlora Çitaku të reagojë, duke i dërguar të fala Spanjës. Ajo ia treguar edhe flamurin e Kosovës.
“Hmmm ? Të fala nga Republika e Kosovës”, ka shkruar Çitaku në Twitter, raporton Albinfo.ch.