Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, njëherësh ish-përfaqësuese e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), e ka cilësuar historike marrjen e kryesimit të organit për siguri dhe paqe ndërkombëtare.
Çitaku, me anë të një postimi në Facebook, është shprehur krenare me të arriturat e diplomacisë shqiptare.
“Historike! Shqipëria sot merr kryesimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Krenare me të arriturat e diplomacisë shqiptare”, ka shkruar ajo.
Shqipëria sot merr presidencën e Këshillit të Sigurimit në Nju-Jork.