Në kuadër të Festivalit “Farbifestival”, në Wetzikon të Cyrihut u zhvillua një performancë mbresëlënëse nga artistët e Cirkut Kombëtar Shqiptar, të cilët sollën ngjyra, emocione dhe pasuri kulturore para publikut në Zvicër.
Në këtë aktivitet nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë morën pjesë, znj. Monika Zguro, Këshilltare, dhe z. Valon Gashi, Sekretar i Parë, si dhe nga Konsullata e RKS-së në Cyrih, Shefi i Misionit, z. Vigan Berisha.
Një falënderim i veçantë për organizatorët dhe të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e kësaj mbrëmjeje të paharrueshme për komunitetin tonë në Zvicër, thuhet në njoftimin e ambasadës, transmeton albinfo.ch.
Ftojmë gjithashtu të gjithë të interesuarit të marrin pjesë edhe sonte, në natën e dytë të performancës së Cirkut Kombëtar Shqiptar.