Nga ajo që vërehet shihet që Gjermania është vendi që importon më së shumti mallra në Kosovë, transmetojnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch
Nga të gjitha mallrat e importuara, 14.4% vijnë nga Gjermania. Vendi i dytë e zë Turqia me 12.3 përqind.
Shqipëria në krahasim me dhjetorin e vitit 2018-të ka shënuar rënie. Gjatë vitit 2018, 5.7% e mallrave të importuara ishin nga Shqipëria. Kurse në vitin 2019, ajo ka rënë në 4.9 përqind.