Kësisoj, VV-së i largohen tre deputetë, LDK-së një, PDK-së një, si dhe koalicionit AAK-PSD një deputet.
Në këtë formë, duke u bazuar në rezultatet e nxjerra nga KQZ-ja, nga Vetëvendosje pa ulëse mbesin Alban Hyseni, Enver Haliti dhe Arta Bajralija, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
Nga LDK-ja ulësen e humb Valentina Bunjaku – Rexhepi.
Nga PDK-ja Valdete Idrizi mund të mbesë pa ulëse.
E nga koalicioni AAK-PSD jashtë mbetet e Natyra Kuçi nga partia e Shpend Ahmetit, që do të thotë se kjo parti s’do të ketë asnjë përfaqësues në legjislaturën e re.
Ndërkaq nuk pritet të ketë ndryshime nga përbërja e partive të tjera.