Kurti thotë se mbrëmë morën gjashtë vendime, ku e fillon me reciprocitetin me Serbinë, teksa thotë se do të vazhdojnë edhe me tutje.
“Edhe emri ‘Kosovë’ është kushtetues, mirëpo, së fundmi Serbia ka ndërruar qasje duke kushtëzuar përdorimin e emrit ‘Republika e Serbisë’. Ne i kundërvihemi me masë reciproke. Obligohet Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të përdorë stemën dhe emrin ‘Republika e Kosovës’ në të gjitha certifikatat fitosanitare dhe veterinare. Pra, asnjë maune nuk mund të hyjë në Kosovë nëse në certifikatat e tyre nuk figuron: Republika e Kosovës”, u shpreh Kurti.
Postimi i tij:
https://www.facebook.com/albini2017/posts/882898282210057