Raportohet se Kosova ka eksportuar në Gjermani 9.8 për qind të të gjithë eksportit të vendit në muajt e parë të vitit 2023, ndërsa importi ka shënuar një vlerë shumë të madhe, sipas të dhënave të publikuara nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare.
Sot, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare ka publikuar të dhënat e përpunuara prej raporteve të Bankës Qendrore të Kosovës dhe Doganës së Kosovës për tremujorin e parë të vitit 2023, në raportin e tregtisë së jashtme me Gjermaninë.
Produktet më të eksportuara nga Kosova drejt Gjermanisë janë:
Dyer dhe dritare,
Materiale ndërtimi prej plastikës,
Kasaforta të blinduara apo të përforcuara.
Produktetet e improtuara:
Veturat,
Shufrat,
Shkopinjtë apo profilet prej polimereve,
Cigaret.