Çdo vit, disa mijëra banorë janë pyetur në një anketë mbarëkombëtare se cilat janë problemet kryesore ne Zvicër.
Problemet kanë ndryshuar me kalimin e viteve. Barometri i shqetësuar është një studim i njohur, i botuar çdo vit nga Credit Suisse dhe instituti hulumtues gfs.bern.
Shqetësimet kryesore kanë ndryshuar me kalimin e viteve. Derisa më 1995, punësimi ishte një ndër shqetësimet kryesore, tani ndodhet në vendin e gjashtë tek zviceranët, përcjell albinfo.ch.
Në vitin 2018, shqetësimi kryesor ishte AHV apo sigurimi i pensionit. Në vendin e dytë ndodhet shëndetësia ose sigurimet shëndetësore, shkruan sëissinfo.ch.
Shqetësimi i tretë më i madh tek zviceranët është të huajt, derisa në pozitën e katërt janë azilkërkuesit, përcjell tutje albinfo.ch.
Mbrojtja e mjedisit është në vendin e pestë, derisa papunësia në vendin e gjashtë.