Shtetet që kanë dhënë më shumë leje qëndrimi për kosovarët gjatë vitit 2020 janë Gjermania, Kroacia, Sllovenia, Franca dhe Italia. Kjo është bërë e ditur sipas një grafiku të fundit të publikuar nga Eurostat, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se në total vendet e Bashkimit Evropian kanë lëshuar 31 mijë e 654 leje qëndrimi për qytetarët nga Kosova.
Vlen të theksohet se e para renditet Gjermania me 15 mijë e 895 leje qëndrimi të lëshuara, pas saj është Kroacia me 4 mijë e 488, e treta në listë është Sllovenia me 3 mijë e 904, e katërta renditet Franca me 1 mijë e 577 dhe e fundit është Italia me 1 mijë e 388.
Referuar të dhënave nga Eurostat, në vitin 2020 Polonia dha 598.000 nga 2.2 milionë lejet e qëndrimit për herë të parë të dhëna në BE për qytetarët jo-BE (26%). Polonia u pasua nga Gjermania (313 000, ose 14%) dhe Spanja (312 000, ose 14%). /Albinfo.ch