Për të votuar, mjafton të keni njërin prej këtyre dokumenteve të identifikimit të vlefshme, siç janë:
- Letërnjoftimi,
- Pasaporta,
- Dokument i vlefshëm i udhëtimit dhe
- Lejen e vozitjes.
“Dokument i vlefshëm i votimit konsiderohen të gjitha dokumentet e lëshuara nga Republika e Kosovës, siç i parasheh neni 90 i Ligjit nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme”, thuhet në njoftimin e KQZ-së, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.