Zëvendësministri Rexhep Hoti njofton se gjatë vizitës së tijë në Shqipëri, ka pasur një takim me shkrimtarin e njohur Ismail Kadare, me të cilin thotë se kanë diskutuar për kulturën dhe arsimin në Kosovë dhe Shqipëri, transmeton albinfo.ch.
Në njoftimin për media të kësaj ministrie theksohet se Kadare e Hoti biseduan edhe për mundësinë e avancimit të projekteve madhore në shërbim të trungut të përbashkët kulturor dhe veçmas në kujdesin e vazhdueshëm ndaj gjuhës shqipe.
Kadare, ndër të tjera u shpreh se nevojitet botim dhe qarkullim më i madh i librit në shqip qofshin ata autorë shqiptarë apo të huaj.
Kadare i tha zëvendësministrit Hoti që t’ia përcjellë si porosi edhe kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, që bashkërisht me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, të bëjnë lehtësimin e politikave ndaj librit ashtu që ai të lëviz pa barriera në të dy vendet .