Shqipëria përballet sonte në orën 21:00 me Spanjën në ndeshjen e fundit të Grupit B. Që kuqezinjtë të arrijnë suksesin historik, kualifikimin për xhiron e mëtejme, nevojitet vetëm fitorja. Ndërkaq spanjollët janë komodë, sepse kanë siguruar tashmë pozitën e parë në grup.
Sylvinho ka zgjedhur kryesisht 11-shen titullare që futi kundër Kroacisë, me ndryshimin që vend të Hysaj do të luajë Balliu.
Shqipëria: Strakosha, Balliu, Ajeti, Gjimshiti (C), Mitaj, Asllani, Ramadani, Laçi, Asani, Bajrami, Manaj.
Spanja: David Raya; Navas, Laporte, Vivian, Grimaldo; Merino, Zubimendi, Olmo; Ferran, Joselu dhe Oyarzabal.