Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se çështja e të pagjeturve do të jetë pika e parë që do të diskutohet në dialogun me Serbinë.
“Definitivisht po. Do të futet në dialog çështja e personave të pagjetur”, ka thënë Thaçi sot në konferencën e fundvitit për media,shkruan kk, përcjell albinfo.ch
“Çështja e personave të zhdukur do të jetë pika e parë që do të diskutohet dhe kjo tanimë është zyrtare”.
Thaçi mes tjerash foli edhe për ushtrinë, duke thënë se themelimi i ushtrisë vetëm sa e fuqizon dhe konsolidon shtetin e Kosovës dhe në asnjë rrethanë nuk e lëndon apo zbeh atë.
Ai po ashtu përmendi se në zyrën e tij i ka tri ligje që do t’i nënshkruajë nesër, me me ç’rast do të zyrtarizohet edhe formalisht ushtria e Kosovës.