Një çift indian ka udhëtuar rreth 12 mijë kilometra për të “disiplinuar” nusen e djalit të tyre, ka njoftuar policia në Florida.
Jasbir Kalsi 67-vjeçar dhe gruaja e tij Bhupinder pesë vjet më e re kanë udhëtuar gjatë për të “këshilluar dhe disiplinuar” nusen e djalit Devbir.
Nusja e tyre u gjet e mavijosur nga një polic të shtunën, pasi ajo i dërgoi mesazh prindërve të tyre.
Vjehrrit e saj dhe burri tani përballen me shumë akuza, përfshirë rrahjen.
Sipas raportimeve, vjehrri i saj ka pasur edhe një thikë me të cilën e kërcënonte vazhdimisht nusen.
Nusja 33-vjeçare ka thënë në gjykatë se ishte frikësuar që do të vritej.
“Jam shumë e frikësuar. Mbrëmë ai më thoshte se do të më vriste nëse e thërras policinë”, ka thënë ajo në gjykatë