Çiftet me gjini të njëjtë mund të adoptojnë fëmijë. Kështu ka vendosur sot Dhoma e Kantoneve e Parlamentit të Zvicrës me një shumicë të ngushtë të votave.
Në radhë të parë me këtë rast është menduar për të drejtën e adoptimit të fëmijëve të partnerit respektivisht të partneres. Mirëpo, me këtë vendim do të bëhet i mundur edhe adoptimi i fëmijëve të huaj.
Ndërkaq, Qeveria Federale nuk pajtohet për mundësinë e adoptimit të fëmijëve të huaj. Kjo kërkesë është ekstreme, ka thënë ministrja e drejtësisë, Simonetta Sommaruga, bën të ditur televizioni zviceran sf1.
Çështja do të shkojë për votim edhe në dhomën nacionale të parlamentit.