Google Chrome mbetet shfletuesi më i përhapur i internetit.
Sipas të dhënave nga “NetMarketShare”, ky shfletues dominoi në vitin 2017 me 60 për qind të shtrirjes totale të tregut në telefona dhe kompjuterë, transmeton Albinfo.ch.
Safari është rivali kryesor i Chromet në telefona, me shfletuesit tjerë që kanë dështuar.
Internet Explorer dhe Firefox po luftojnë për vendin e dytë në kompjuterë, me Explorerin që udhëheq për pak.
Kjo është lista e shfletuesve më të suksesshëm në muajin dhjetor të vitit të shkuar:
Kompjuterë:
Chrome
Internet Explorer
Firefox
Microsoft Edge
Safari
Telefona:
Chrome
Safari
UC Browser
Opera Mini
Android Browser