UEFA gjatë kësaj jave do të ketë një video-konferencë tjetër për të vendosur për vazhdimin e futbollit, por sipas gazetes “Sky Sport Italia”, ndeshjet e Ligës së Kampionëve do të rinisin në fillim të gushtit.
Fillimisht do të përfundohet faza 1/8 së finales të Championsit me ndeshjet e 7/8 gushtit.
Më 7 gusht do të luhen ndeshjet e kthimit të çifteve Juventus – Lyon dhe Manchester Cityt – Real Madrid, ndërsa më 8 gusht të çifteve Bayern Muenchen – Chelsea dhe Barcelona – Napoli.
Katër çerekfinalistët e tjerë ishin caktuar para se të pezullohej futbolli shkaku i koronavirusit.
Faza çerekfinale do të luhet më 11/12 gusht dhe 14/15 gusht, ndërsa ajo gjysmëfinale më 18/19 gusht dhe 21/22 gusht.
Finalja do të luhet në Stamboll më 29 gusht, përcjell Albinfo.ch.