Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, e ka bërë publike emëroren e futbollistëve të cilët i ka ftuar për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Azerbajxhanit, më 7 shtator në Baku dhe kundër Ishujve Faroe, më 10 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Grumbullimi i futbollistëve do të nisë të hënën, më 3 shtator, derisa dy stërvitje do të mbahen në Kosovë para udhëtimit në Baku, përcjell albinfo.ch.
Portieri i Prishtinës, Visar Bekaj është ftuar në ekipin e parë, derisa Arijanet Muriq duket se nuk ka kompletuar dokumentet për ndeshjet e shtatorit.
Risia e vetme është Kastrioti Dermaku, i cili luan në Cozenca në Serie B të Italisë.
Mungesë është Valon Berisha i Lazios për shkak të lëndimit.
Lista
