Kosova pësoi humbje pas 15 ndeshjeve në garat zyrtare, por ishte një humbje që dhemb pak, sepse pësoi nga Anglia 5:3, shkruan albinfo.ch.
Trajneri zviceran i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur pas ndeshjes.
“Nganjëherë ne e humbëm topin dhe ata patën reagime perfekte në kundërsulm. Nuk mund të them se ishte e lehtë, ne kemi ndërmarrë rreziqe, por në pjesën e parë ishte një efikasitet i madh nga Anglia”, ka thënë Challandes.
Ai nuk u ndje aspak mirë për këtë humbje, edhe pse vinte nga një gjigant i futbollit.
“Normalisht nuk jam i kënaqur me pjesën e parë, por unë e marr përgjegjësinë, sepse i kam thënë skuadrës të provojë vazhdimisht”, ka deklaruar zvicerani.