Shkelzen Gashi shënoi te avantazhi 2 me 0 në ndeshjen Aarau-Yverdon 2 : 1. Për Yverdonin, nga minuta e 65 luajti Florent Pepshi i cili u ndeshkua në minutën e 81-të.
Armando Sadiku shënoi te rezultati 1 : 1 për Locarnon në ndeshjen kundër Delemontit, ku fitore shënoi skuadra vendëse Lucarno 3 : 2. Për myasfirët nga minuta e 74 u aktivizua edhe Kadri Hamzai.
Në ndeshjen Lugano-Wohlen 1 : 1, Albin Pnishi shënoi golin e parë për mysafirët në minutën e 5. Pnishi luajti tërë ndeshjen deri sa për Wohlenin u aktivizuan edhe Altin Osmani dhe Naim Haziri nga minutat 68, përkatësishtë 79. Në anën tjetër për vendësit, Sehar Fejzullai qëndroi në fushë deri në minuten e 53.
Futbollistët tjerë shqiptarë të cilët u angazhuan në skuadrat e tyre ishin edhe : Gëzim Shala e Genc Mehmeti për Kriensin në ndeshjen kundër Villit 1 :3 ku për mysafirët luajti edhe Ifraim Alija tërë ndeshjen.
Visar Berisha luajti 90 minuta për Schaffhausenin në humbjen 2 : 3 nga Stade Nyon. (S.S.)