Kompania e njohur e fluturime, Chair, ka filluar me fluturime drejt Prishtinës.
Aeroplanët e kësaj kompanie kanë zbarkuar sot në Prishtinë, në ditën që është rihapur aeroporti, për shkak të pandemisë Covid-19, shkruan albinfo.ch.
Pas më shumë se tre muajsh, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është rihapur sot. Udhëtarët duhet t’i ndjekin disa rregulla, ashtu si edhe në aeroportet e tjera ndërkombëtare.
Chair, përveç Prishtinës, do të ketë fluturime edhe në Shkup e Ohër, kur do të rihapen aeroportet.
Gjithashtu do të ketë fluturime edhe në Greqi dhe vende të tjera.


