Banorët e Oksfordit në Mbretërinë e Bashkuar u tronditën nga një shpërthim i madh që ndriçoi qiellin e mbrëmjes së djeshme, menjëherë pas një rrufeje, përcjell albinfo.ch.
Shpërthimi ndodhi në një fabrikë riciklimi të mbetjeve ushqimore. Gjashtë makina zjarrfikëse me 40 zjarrfikës shkuan menjëherë në fabrikë, e cila përpunon mbetjet ushqimore që kthehen në biogaz.
Në një deklaratë të publikuar në Facebook, Severn Trent Green Power tha se një rezervuar tretës në objektin e Cassington AD pranë Yarnton, Oxfordshire, u godit nga rrufeja, duke rezultuar në ndezjen e biogazit brenda atij rezervuari.
Ai tha se askush nuk ishte lënduar dhe stafi po punonte me shërbimet e urgjencës për të siguruar vendin.