Apple ka lansuar shumë telefona dhe kompjuterë më 2017 duke siguruar vitin më të mirë për kompaninë në histori.
Gjiganti amerikan shiti plot 322 milionë njësi për një vit. Por kjo ishte vitin e kaluar. Tani Apple po planifikon të shtojë njësitë dhe të zgjerojë fitimet, transmeton Albinfo.ch.
Sipas “Business Insider”, këto janë pajisjet që do të lansohen nga Apple më 2018:
Tre iPhona të rinj
iPad Pro i ri
Lapsi digjital i ridizajnuar
Një iPad i lirë i përditësuar
Orë të re
Mbushës të ri pa kabllo të quajtur “AirPower”
Kufje të përmirësuara “AirPods”
Zmadhues zëri “HomePod”
Laptopë të rinj Mac
Mac Pro i ri
Softuer të ri për iPhone dhe iPad
Softuer të ri për Mac