Për më shumë se dy muaj në Serbi, mijëra studentë dhe qytetarë të tjerë kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për tragjedinë në qytetin e Novi Sadit, ku, më 1 nëntor të vitit të kaluar, 15 persona humbën jetën nga shembja e strehës në stacionin hekurudhor.
Edhe pas vendimit të ktyeministrit Millosh Vuçeviq për dorëheqje, përfaqësuesit e studentëve në Serbi thanë se kërkesat e tyre nuk janë plotësuar dhe paralajmëruan protesta të reja.
Çfarë pritet tash?
Neni 132 i Kushtetutës së Serbisë thotë se kryeministri e paraqet dorëheqjen te kryetari i Kuvendit dhe e njofton njëkohësisht presidentin e Republikës dhe publikun për vendimin e tij.
Kuvendi, në seancën e parë të radhës, konstaton dorëheqjen e kryeministrit.
Mandati i Qeverisë përfundon në ditën e konfirmimit të dorëheqjes së kryeministrit.
Pasi që Kuvendi ta konfirmojë dorëheqjen e kryeministrit, presidenti i Republikës është i detyruar të fillojë procedurën për zgjedhjen e Qeverisë së re.
Nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Qeverinë e re brenda 30 ditëve nga data e dorëheqjes së kryeministrit, presidenti i Republikës është i detyruar të shpërndajë Kuvendin dhe të shpallë zgjedhjet e reja/rel