Luajti për Zvicrën, por nuk po luan për Stoke Cityn. Të gjithë po pyesin se çfarë po ndodh me yllin shqiptar, Xherdan Shaqiri.
Ai nuk luajti as në ndeshjen e fundit kundër kampionit anglez, Leicester City. Siç njoftoi klubi pak para fillimit të ndeshjes, ai sërish u lëndua në pulpën e këmbës, shkruan albinfo.ch.
Ndeshja e tij e fundit me skuadrën angleze ishte në muajin janar kundër Manchester United.
Shaqiri luajti në ndeshjen e fundit për Zvicrën në ndeshjen kualifikuese kundër Letonisë.