Në dokument evidentohen materialet e sekuestruara nga 3 shtetasit tashmë të ndaluar nga policia. “U janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndër të tjera 1 automjet Chevrolet me targa AX 6200 IP: 2 drone; sasi te konsiderueshme monetare, 1 pajisje vëzhgimi për shikueshmëri natën (nightvision); 1 laptop, karta sim; hardisk i jashtëm; 1 (një) copë fishek model 56, kaliber 7,62 mm dhe 1 (një) predhë fisheku arme zjarri kalibër 12.7 mm, dokumente identifikimi dhe udhëtimi; pajisje kampingu të ndryshme, 1 bombul e përdorur në formë spray neuroparalizuese: 6 telefona celularë, transmeton A2, përcjell Albinfo.ch.
Janë analizuar pamjet filmike të Pikave të Kalimit Kufitar në të cilat rezultojnë shtetasit e mësipërm në momentin e hyrjes në territorin e RSH-së”.
Ndërkohë, sipas Prokurorisë së Elbasanit, “veprat penale për të cilat dyshohen personat nën hetim janë sipërcituar dhe sanksioni për to është më tepër se dy vjet burgim në maksimum”.