Ato janë medikamente të ndaluara prej mese 20 vitesh në të gjithë Bashkimin Evropian, pasi akuzohen si shkaktare të mundshëm të kancerit. Megjithatë, në Shqipëri ende përdoren ilegalisht për kafshët, e që më pas, përmes konsumit të produkteve të tyre kalon tek njerëzit.
“Gjurmë Shqiptare” e gazetarit Marin Mema denoncon skandalin e përdorimit të medikamenteve të ndaluara te kafshët, shkruan “TCH”.
Cilat janë këto ilaçe të ndaluara në Bashkimin Evropian mese 20 vite më parë? Si duhet t’i shmangim dhe a fshehin shumë prej tyre sëmundje të rrezikshme për konsumatorët?, përcjell albinfo.ch.