Në Zvicër më 8 mars 2026, qytetarët zviceranë do të votojnë për katër iniciativa në një ditë referendumi federal. Këtu janë temat kryesore për të cilat do vendosin votuesit:
Iniciativa “Bargeld ist Freiheit” (Paraja e gatshme është liri)
Votuesit do të vendosin nëse të fusin mbrojtjen e parasë cash (monedha dhe kartëmonedha) në kushtetutë dhe nëse miratojnë apo refuzojnë kundër-propozimin e drejtpërdrejtë të parlamentit për të njëjtën çështje.
Nëse të dyja miratohen, votuesit mund të zgjedhin se cilën preferojnë.
abstimmungen bargeld initiative
Iniciativa “200 Franken sind genug!” (200 franga mjafton!)
Kjo iniciativë synon të kufizojë tarifën vjetore të mediave publike (SSR/SRG) në maksimum 200 franga, si edhe të lirojë kompanitë nga kjo tarifë.
Është propozuar nga disa parti dhe grupe, por parlamenti e ka refuzuar – prandaj votohet nga populllsi.
Iniciativa për një fond klimatik (Klimafonds-Initiative)
Votuesit do të vendosin nëse duan të krijohet një fond kombëtar për klimën, që do të përdorë mjete për energji të ripërtëritshme, efikasitetin e energjisë dhe masa të tjera klimatike.
abstimmungen klimafonds initiative
Ligj Federal mbi Tatimin Individual (Individualbesteuerung)
Kjo nuk është një iniciativë popullore, por një ligj që parlamenti e miratoi dhe tani vendoset në votë përmes një referendumi.
Votuesit do të vendosin nëse duan të kalojnë nga tatimi i përbashkët për çiftet e martuara në një sistem të tatimit individual për çdo person.
abstimmungen/ individualbesteuerung
SHKURT:
Më 8 mars 2026 zviceranët do të votojnë për:
Mbrojtjen e parasë cash dhe kundër-propozimin e saj
Kufizimin e tarifës të mediave publike në 200 CHF
Krijimin e një fondi kombëtar për klimën
Futjen e tatimit individual në vend të tatimit të përbashkët për çiftet e martuara