Lëvizjet e fundit të lidhura me luftën, si vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, së bashku me sugjerimet nga disa deputetë për të lejuar dërgesat e armëve në Ukrainë, ngrenë pyetje në lidhje me traditën e gjatë të neutralitetit të Zvicrës, njofton albinfo.ch.
Këto ngjarje kanë shtyrë disa deputetë zviceranë nga të gjitha anët e spektrit politik të sugjerojnë një referendum, kështu që çështja e neutralitetit mund të vendoset nga votuesit.
Një deputet, Hans-Peter Portmann, tha për SonntagsZeitung se “ndërsa neutraliteti është i ankoruar në Kushtetutë, ligjet mungojnë dispozitat se si Zvicra duhet të sillet si një vend neutral”.