Futbollisti shqiptar, Bersant Celina ka nënshkruar edhe zyrtarisht me skuadrën uellseiane, Swansea, që garon në Ligën e Parë angleze.
21-vjeçari nga Kosova është transferuar për rreth pesë milionë euro nga Manchester City, shkruan albinfo.ch.
Lajmi është publikuar nga vetë Celina në rrjetet sociale, duke konfirmuar kështu aventurën e re në karrierën e tij.
Ai që katër vite ishte pjesë e Manchester City, ku kishte edhe disa huazime, së fundi në Ipswich Town.
Celina ka luajtur edhe për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll, kurse më herët kishte ftesë nga Norvegjia.