Futbollisti i ekipit të Kosovës, Bernsant Celina, ka folur pas paraqitjes së tij për Swansea City në Championship në Angli, shkruan albinfo.ch.
Ani pse nuk shënoi asnjë gol për skuadërn e tij, ai u vlerësua më së shumti nga të gjithë lojëtarët.
Megjithatë, skuadra e tij shënoi fitore 3:1 ndaj ekipit të Middesbrough.
Këtë fitore e ka komentuar vetë Celina, përmes profilit të tij në Instagram.
“Cfarë fitore, përsëri. I falënderoj të gjithë tifozët”, ka shkruar ai.