Sulmuesi i Kosovës, Bersant Celina ka kryer një nga penalltitë më të shëmtuara në futboll.
Ai ka rrëshqitur teksa po godiste topin duke u turpëruar keq në ndeshjen ndaj West Brom, përcjell albinfo.ch.
Skuadra e tij Swansea në fund pësoi humbje 3:0, derisa Celina mund të barazonte shifrat në 1:1.
Video është bërë virale edhe në rrjetet sociale, madje, ka qenë edhe vetë Celina që e ka shpërndarë videon, ku nuk munguan komentet qesharake, derisa është shprehur përgjegjës për atë që ndodhi.