Ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, Agim Çeku, aktualisht lider i Partisë Socialdemokrate, ka deklaruar për mediet e Kosovës se raporti i raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Martit, është skandaloz.
Ai tha se raporti nuk mbështetet në asnjë fakt, por është riciklim i tezave dhe shpifjeve shumëvjeçare të Serbisë që është munduar t’i imponohet opinionit ndërkombëtar.
Për më tepër Çeku tha se UÇK-ja ka zhvilluar një luftë të drejtë dhe të pastër, në mbrojtje të popullit nga një agresor i paskrupullt.