Republika Çeke regjistroi normën më të lartë në botë të rasteve të infektimit me COVID-19 për banorë në mes të shkurtit, sipas shifrave të fundit nga Qendra Europiane për Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).
“Vendi regjistroi 1 124 raste për 100 000 banorë midis 8 shkurt dhe 22 shkurt”, tha ECDC.
Zyrtarët raportuan 4 557 raste të reja sot, që e çon totalin e tyre në 1,24 milionë.
73 persona humbën jetën nga COVID-19 brenda 24 orëve të fundit ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve deri më tani është 20 469.