Quhet Azem Brahimi, është një lojtar i Futbollit në sallë, i cili e ushtron profesionin e tij në Pragë të Çekisë, transmeton albinfo.ch.
Duhet theksuar se sportisti shqiptar është një ndër më të suksesshmit në këtë sport mes gjithë bashkëkombasve të tij.
Ekipi i Spartës së Pragës e ka shpallur Brahimin këtë javë si kapiten të skuadrës.
“Është privilegj i madh për mua që jam tani kapiten i skuadrës më të madhe në Çeki, po ashtu ndjenjë e veçantë që mund ta përfaqësoj vendin tim”, tha futbollisti shqiptar. /Albinfo.ch