Skip to content

CDU dhe SPD kryesojnë në zgjedhjet gjermane

Partitë CDU dhe SPD, sipas prognozave të para, mbeten partitë kryesuese në renditje, por kanë pësuar humbje të ndjeshme në zgjedhjet e landeve në Brandenburg dhe Saksoni. Në Saksoni, partia qeverisëse, CDU, del fituese në zgjedhjet e landit, duke marrë sipas llogaritjeve të para 33,1% të votave, por ka pësuar humbje të ndjeshme. E dyta […]

Partitë CDU dhe SPD, sipas prognozave të para, mbeten partitë kryesuese në renditje, por kanë pësuar humbje të ndjeshme në zgjedhjet e landeve në Brandenburg dhe Saksoni.

Në Saksoni, partia qeverisëse, CDU, del fituese në zgjedhjet e landit, duke marrë sipas llogaritjeve të para 33,1% të votave, por ka pësuar humbje të ndjeshme.

E dyta renditet partia populiste e djathtë, AfD me 27,5% të votave. E Majta fiton 10,5% të votave, Të Gjelbrit 8,3%, kurse socialdemokratët bien në vlerën më të ulët historikisht, duke marrë vetëm 8% të votave.

Kurse në Brandenburg, SPD del me 27,2% të votave partia kryesore, por me humbje të ndjeshme, kurse partia AfD dyfishon rezultatin duke marrë 22,7%.

Partia liberale FDP qëndron nën 5%, e nuk do të përfaqësohet sërish në parlamentet e dy landeve.

Me gjasë të dy kryeministrat, si ai i Saksonisë, Michael Kretschmer, CDU dhe ai socialdemokrat në Brandenburg, Dietmar Woidke, do të vazhdojnë të qeverisin, por si koalicioni i Kretschmerit, ashtu edhe qeveria e Woidkes me të Majtët nuk krijojnë dot më shumicën.

Që të dy politikanët kanë nevojë për koalicione trepartiake për të qeverisur. Një koalicion me AfD e kanë përjashtuar kategorikish të dy kryeministrat e landeve, shkruan dw, përcjell Albinfo.ch.