Në përgjithësi janë rekomanduar shpenzime e një të katërtës së të ardhurave neto për qiranë e banesës, duke përfshirë ngrohjen dhe shpenzimet tjera. Megjithatë, 29 për qind e të intervistuarve thonë se kostot e tyre të qirasë kalojnë këtë shumë. Siç njofton Comparis janë prekur familjet me të ardhura nën 8 mijë franga zvicerane, përcjell albinfo.ch.
35 për qind e banorëve shpenzojnë më shumë se shuma maksimale e rekomanduar për qira. Në qytet, ajo është 28 për qind dhe në zonat rurale ende mbetet 22 për qind.
Për shkak të shpenzimeve të qirasë, 40 për qind e banorëve në zonat e tjera duhet të kufizojnë veten financiarisht. Kursimet janë bërë sidomos nëpër restorante, gjatë pushimeve apo për të bërë shoping. Anketa është kryer dhjetorin e kaluar me 1028 persona në të gjitha rajonet e Zvicrës.